ROMA

REUTERS/Max Rossi
Roma digjet në fund!
7 May, 2013 @23:12
Ekipi i dy futbollistëve shqiptarëve, Samir Ujkani dhe Përparim Hetemaj, Chievo, arriti të kthehet në shtëpi me tre pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në kryeqytetin italian.
Chievo shënoi fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Romës, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën 90’ nga sulmuesi françez, Cyril Thereau.
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi finlandeze, Përparim Hetemaj, ishte i plotë në këtë ndeshje, derisa portieri kuqezi, Samir Ujkani, përsëri mbeti rezervist i portierit të parë, Christian Puggioni.
Rezultati
Roma - Chievo | 0-1 |