WIGAN

REUTERS/Phil Noble
A ka shpëtim?
7 May, 2013 @22:28
Futbollistët e Wigan Athletic tashmë janë në prag të rënies nga elita e futbollit anglez. Ekipi i udhëhequr nga tekniku spanjoll, Ricardo Martinez, përkundër dëshirës së madhe nuk ka arritur të nxjerrë asnjë pikë ndaj Swansea Cityt sonte, që luajti për prestigj.
Përkundër se kishin dy herë epérsi në ndeshje Latics, nuk arritën të marrin asnjë pikë në stadiumin e tyre DW ndaj Swansea Cityt, të udhëhequr nga danezi, Michael Laudrup.
Ndeshja e cila u vazhdua për 10 minuta për shkak të lëndimeve dhe vonesave tjera ka lënë Wigan Athleticun të kërkojë shpresë për shpëtim në dy ndeshjet e fundit të Premier League për të shpëtuar. Ata ndeshen me Arsenalin si mysafir dhe me Aston Villën në xhiron e fundit të Premier League, duke pasur aktualisht tre pikë më pak se Newcaste United, Norwich City dhe Sunderland.
PREMIER LEAGUE SONTE:
Wigan Athletic - Swansea City | 2-3 | Espinoza 45', McCarthy 53' - Rangell 50', Shechter 59', Tiendalli 76' |