Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIR ALEX

I pazëvendësueshëm

REUTERS

I pazëvendësueshëm


8 May, 2013 @13:32

Manchester United edhe zyrtarisht bëri të ditur se trajneri/menaxheri i tyre, Sir Alex Ferguson, do të pensionohet në fund të stinorit. 

Trofetë e shumtë e fituar me klubin dhe thyerja e rekordit të titujve të cilën e mbante Liverpooli, vlerësohen ndër më të rëndësishmet në karrierën e tij. 

Sir Alex do të pensionohet nga detyra e trajnerit të Manchester United në moshën 71 vjeçare dhe do të kalojë në një funksion në bordin e klubit. 

Falenderimet për atë që i ka sjellë ai futbollit dhe sukseset e tija kanë kaluar botën e futbollit, ku janë adresuar shkrime edhe nga funksionarë të shtetit. 

Ndërsa, shefi ekzekutiv i Manchesterit, David Gill, ka thënë se të punosh me Fergusonin është privilegj. 

Sir Alex ka fituar çdo trofe të mundshëm me Manchester Unitedin në futbollin botëror. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League