Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LONDON CLASH

Chelsea mbetet i treti

REUTERS/Eddie Keogh

Chelsea mbetet i treti


9 May, 2013 @0:37

Skuadra e Rafael Benitezit gjithnjë e më shumë po e siguron vendin që çon drejtpërdrejtë në Ligë të Kampionëve. 

Të kaltërit e Londrës sonte kanë barazuar me rivalët lokal - Tottenham. Chelsea ka qenë dy herë në epërsi gjatë ndeshjes, por skuadra e Andre Villas Boas ka barazuar dy herë për të mos lënë festën në Stamford Bridge. 

Mesfushori brazilian, Oscar, ka shënuar golin e parë në ndeshje për të barazuar togolezi Emmanuel Adebayor për Tottenhamin në minutën e 26-të. 

Mirëpo, edhe pse braziliani tjetër i mesfushës së Chelseat, Ramires (39’), i mundësoi pushim me epërsi ekipit të tij, ka qenë mesfushori islandez, Gylfi Sigurdsson që ka shënuar pas një asistimi nga Adebayor në miutën e 80-të të ndeshjes që ka bërë ndeshjen të përfundojë pa fitues. 



PREMIER LEAGUE, SONTE:

Chelsea - Tottenham 2-2 Oscar 11', Ramires 38' - Adebayor 26' , Sigurdsson 80'

 
Të gjitha lajmet nga Premier League