GOALIE

REUTERS/Susana Vera
Cristiano Ronaldo 200
9 May, 2013 @1:04
Njëri ndër TOP 3 futbollistët në botë aktualisht, Cristiano Ronaldo, ka arritur që të shënojë golin e 200-të me Real Madridin, në ndeshjen që ekipi i tij dërrmoi Malagën me rezultat 6-2.
Portguezi këmbëshpejtë ka shënuar në minutën e 26-të pas asistimit të spanjollit, Xabi Alonso, ndërsa ka asistuar në golin e Mesut Ozil dhe Karim Benzema - të dyja në pjesë të parë.
Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Malagës, në ndeshje ku këta të fundit u ndëshkuan me dy kartonë të kuq.
Nga kartoni i parë i kuq i ndeshjes, Sergio Sanchez, shkaktoi penallti, por Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë. Ndërsa më vonë edhe Martin Demichelis u përjashtua pas dy të verdhave.
LA LIGA, SONTE:
Real Madrid - Malaga | 6-2 | Albiol 3', Ronaldo 26', Ozil 33', Benzema 45', Modric 63', Di Maria 90 - Santa Cruz 15', Antunes 36' |