Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOG

Nuk vazhdon kontratën për shkak të pagës!

Nuk vazhdon kontratën për shkak të pagës!


7 July, 2022 @22:08

Pas një sezoni jo edhe aq të mirë, Istogu ka ndarë rrugët me trajnerin, përkundër dëshirës së ekipit.

Sipas njoftimit që e lëshoi Istogu, ekipi ndau rrugët me Bekim Shotanin pasi që ky i fundit nuk ishte i kënaqur me pagën e ofruar për sezonin vijues.

“FC Istogu dhe trajneri i deritanishëm Bekim Shotani nuk kanë arritë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës edhe për një vit për shkak të pagës, kështu duke i ndarë rrugët. Trajneri Bekim mori FC Istogun në Tetor të vitit 2021, duke treguar ndeshje të mira, pavarësisht që nuk u arrit objektivi dhe pritshmëritë,” ka shkruar Istogu në njoftim.

Duke e falenderuar për kontributin e dhënë, Istogu kështu ndan rrugët me Shotanin, ndërsa tash e tutje do të vihet në kërkim të një trajneri të ri për edicionin 22/23 të Ligës së Parë Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë