SUPERLIGA PORTUGEZE
“O Classico” i takon Portos
12 February, 2016 @23:28
Në “O Classicon” e ligës portugeze, Porto ka mposhtur Benfican me golat e mesfushorit Hector Herrera dhe sulmuesit Aboubakar. Ishin vendasit e Benficës që kaluan të parët në epërsi me golin e grekut Mitroglou, mirëpo epërsia u eklipsua me dy golat e Portos dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-2.
Super paraqitje në këtë ndeshje pati edhe portieri Iker Casillas, i cili disa herë e shpëtoi portën e skuadrës së tij.
Me këtë fitore Porto mbetet në vendin e tretë, 3 pikë prapa Benficës, të cilët janë liderë në Superligën Portugeze.