PARA SFIDËS ME REALIN
Fitore për zonën “Champions”
12 February, 2016 @22:18
Me golat e shënuara nga Lucas Digne, Edin Dzeko dhe Mohamed Salah, Roma ka mposhtur Carpin me rezultat 1-3, për të fituar 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për vendin e tretë që dërgon në Champions League.
Kjo fitore vjen pikërisht para mesjavës së Champions League, ku Roma e pret Real Madridin të mërkurën në “Olimpico”.
Të paktën deri të dielën, skuadra e Spalletit ndodhet në pozitën e tretë me 47 pikë, një më shumë se Fiorentina e vendit të katërt, e cila këtë javë luan me Interin në shtëpi.