DILEMA

REUTERS
Oferta e kujt, u refuzua?!
8 July, 2013 @9:13
Nënrkyetari i Milanit, Adriano Galliani, ka treguar që Milan ka pranuar një ofertë nga një klub për blerjen e Stephan El Shaarawyt - në vlerë prej mbi 30 milionë eurove.
Mirëpo, ai ka thënë se kurrë nuk do ta bëj të ditur emrin e ekipit që ka ofertuar, përkundër se ka cekur se është ekip tejet i rëndësishëm në futboll.
“Askujt s’i kemi treguar deri më tani se kemi marrë një ofertë të majme për El Shaarawyn, por asnjëheërë nuk do të jap emrin e klubit që ka ofertuar. Është ekip i rëndësishëm,” ka thënë Galliani për televizionin 7 Gold.
“Ne nuk duam ta shesim atë. Unë e pyeta çka dëshiron të bësh. Ai më tha se paraja që e ka aktualisht i tepron, është tifoz i Milanit dhe nuk dëshiron të largohet. E putha në ballë dhe e tëra është kjo,” ka treguar tërë historinë e ofertës dhe bisedës me sulmuesin rossonerë Galliani.
Sipas mediave italiane të afërta me klubin rossoner mendohet që oferta ka ardhur nga Chelsea, Anzhi ose Arsenali.