MONTE CARLO

REUTERS
Toulalan në Monaco
7 July, 2013 @11:40
Mesfushori 29 vjeçar i Malagas, Jeremy Toulalan, ka kaluar në Monaco. Ai ka nënshkruar kontratë 2+1 vjeçare me klubin e promovuar në Ligue 1.
Toulalan kishte kaluar në Malaga nga Olympique Lyon në vitin 2011 dhe edhepse në stinorin e fundit kaloi një lëndim dhe nuk arriti të jetë shpesh në formacion, meritat e tij dhe kontributi në skuadrën spanjolle është vlerësuar mjaft.
Përkundër se Monaco nuk ka treguar sa i ka paguar Malagas për ish mesfushorin e përfaqësueses françeze, mediat spanjolle kanë raportuar për 5 milionë euro dëmshpërblim të paguar, ndërsa 3 milionë shtesë mund të përfitohen nga spanjollët në bazë të performancave të Toulalanit.