Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TALENTËT

Idrizi, Gërguri dhe Hajrizi në Galatasaray

Galatasaray.org

Idrizi, Gërguri dhe Hajrizi në Galatasaray


6 July, 2013 @11:06

Në një kamp ku morrën pjesë një mijë e 300 futbollistë potencial dhe lista ngushtohej në TOP 100, tre talentë kosovar kanë arritur të futen në listën e fundit kualifikuese. 

Alp Idrizi, Ermal Gërguri dhe Rion Hajrizi janë treshja e Shkollës së Futbollit Galatasaray Kosova, që kanë arritur të hynë në dhjetëshen më të mirë të të talentuar (të lindur në vitin 2005) nga të gjitha shkollat e Galatasarayit, ka njoftuar Enis Mehmeti, zyrtar i SHF Galatasaray Kosova në Prishtinë. 

Treshja kosovare tash do ta ketë edhe një filter përfundimtar nga trajnerët në Florya, që duhet ta kalojë gjatë muajve në vazhdim. Nëse e arrijnë edhe këtë - atëherë ata do të bëhen futbollist të rinj të shkollës së Galatasarayit. 

Mehmeti, gjithashtu ka njoftuar se në marrëdhënie të mira që kanë me klubin e Galatasarayit, ata do të organizojnë edhe një kamp selektimi për futbollistët e SHF Galatasray Kosova dhe SHF Galatasaray Australia gjatë muajit shtator - që do të jetë edhe më e rëndësishme për futbollistët e kësaj shkolle pasi që aty do të testohen edhe gjeneratat U-17 dhe U-15. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga