Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLET TRAJNERI

Olsen, Shqipëria rivale direkte për EURO

Olsen, Shqipëria rivale direkte për EURO


27 August, 2015 @9:45

Morten Olsen, trajneri i përjetshëm i përfaqësueses daneze në futboll ka vlerësuar lartë performancën e deritashme të Shqipërisë në rrugën kualifikuese për EURO 2016

“Kemi dy takime të rëndësishme në shtator. Shqipëria është rivale direkte e jona për EURO 2016 dhe lufton për vendin e dytë në grup. Ne duhet të bëjmë maksimumin për të arritur fitore në këtë ndeshje,” ka thënë fillimisht Olsen

“Ata na kanë vështirësuar shumë lojën në përballjen e parë dhe nuk janë rastësisht në garë për EURO. Sidoqoftë, ne e dimë misionin tonë dhe këtë duhet ta arrijmë. Përveç tyre, edhe ndaj Armenisë do të kemi ndeshje të vështirë, edhepse ata nuk janë në garë për EURO tashmë,” ka thënë më tej ai. 

Olsen ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit ditë më parë, ndërsa më 4 shtator në ora 20:45 pret Shqipërinë në Parken të Kopenhagës, para se të udhëtojë për Armeni. 

SHIKO LISTËN E LOJTARËVE DANEZ PËR PËRBALLJE NDAJ SHQIPËRISË

Shqipëria ka një ndeshje më pak të zhvilluar në Grupin I kualifikues për Kampionatin Europian Franca 2016,  sesa Danimarka dhe të dyja kanë nga 10 pikë. 

Ndeshja e parë ndërmjet Danimarkës dhe Shqipërisë e zhvilluar në vitin e kaluar në Elbasan Arena të Elbasanit kishte përfunduar me barazim, 1-1. 

SHIKO TABELËN AKTUALE TË GRUPEVE EURO 2016


 
Të gjitha lajmet nga