Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE HALF-SEASON 2020/21

Opta nxjerr 11-shen më të mirë në Serie A

Opta nxjerr 11-shen më të mirë në Serie A


25 January, 2021 @23:43

Tashmë kur ka përfunduar gjysma e ndeshjeve të stinorit dhe të gjitha skuadrat kanë zhvilluar nga 19 xhiro prej 38-ve në total, portali i specializuar për statistika kompjuterike të lojtarëve Opta, ka nxjerrë 11-shen më të mirë të Serie A-së për pjesën e parë të sezonit 2020/21.

Kështu, Inter dominon ekipin e gjysmëstinorit me 4 lojtarë aty, derisa asnjë lojtar i dyshes romake, Roma dhe Lazio nuk ka arritur të futet aty.

Juventus dhe Milan kanë nga 2 lojtarë në ekipin e gjysmëstinorit, kurse nga një Verona, Atalanta dhe Udinese për të kompletuar 11-shen sipas Optas.

SERIE A OPTA TOP XI 2020/21

Portier: Marco SILVESTRI (Verona);

Mbrojtës: Stefan DE VRIJ (Inter), Milan SKRINIAR (Inter), Luiz da Silva DANILO (Juventus), Theo HERNANDEZ (Milan);

Mesfushorë: Marcelo BROZOVIC (Inter), Rodrigo DE PAUL (Udinese), Franck KESSIE (Milan);

Sulmues: Luis MURIEL (Atalanta), Romelu LUKAKU (Inter) dhe Cristiano RONALDO (Juventus).

opta top xi serie a 2020-21


 
Të gjitha lajmet nga Serie A