Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAPU GOMEZ

Organizatori i Atalantës, po largohet

Organizatori i Atalantës, po largohet


25 January, 2021 @23:08

Sezonet e fundit të kaluara si në ëndërr për Atalantën, pritet të marrin fund.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës dhe ndër më punëtorët në ekip, Papu Gomez, është gati të largohet nga Bergamoja për të marrë rrugë drejt Sevillës ashtu që të nënshkruajë me ekipin e madh spanjoll.

Sipas Sky Sportit italian, Sevilla ka pranuar të paguajë 7.5 milionë euro për të transferuar argjentinasin 32-vjeçar në radhët e tyre, ndërsa largimi i Gomezit pritet të jetë ndarje e vështirë për La Deat.

Papu luajti 252 ndeshje për Atalantën që prej kur erdh nga Metalisti në vitin 2014 duke shënuar 59 gola dhe duke dhënë 71 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Gomez, më heret në këtë stinor, ftohi marrëdhëniet me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe largimi i tij u pa si zgjidhje e vetme për të ruajtur ecurinë e mirë të skuadrës.

Në anën tjetër, Calciomercato.com ka bërë të ditur se nesër Gomez do të jetë në Sevilla për t’i kryer testet mjekësore me skuadrën e tij të re.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A