ANFIELD ROAD

Çast nga goli i WBA-së/ Foto: premierleague.com
Origi shpëton Liverpoolin nga humbja
13 December, 2015 @19:00
West Bromwich Albion ka qenë fatal nga ndërprerjet sot në ndeshje ndaj Liverpoolit, derisa ka shënuar dy gola dhe një tjetër të anuluar për shkak të ofsajdit.
Ekipi i Tony Pullisit ishte disa sekonda pranë befasisë në Anfield Road, por belgu i ri Divock Origi ka barazuar në minutat shtesë të takimit për të siguruar një pikë për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp, për përfundimtaren 2-2.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Kjo është ndeshja e tretë me radhë e Liverpoolit pa fitore. Pas humbjes nga Newcastle United, të kuqtë barazuan edhe me Sionin në Europa League.