Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VUSHTRRIA - PRISHTINA

Oto John bën Prishtinën lidere

FOTO / Prishtina fc

Oto John bën Prishtinën lidere


13 June, 2020 @19:28

Me dy golat e nigerianit, Oto John, Prishtina duke e mposhtur Vushtrrinën me rezultat 0-2, përkohësisht ngritet në krye të tabelës në Superligë.

Sulmuesi John në minutën e 11’ shënoi golin e parë në ndeshje me kokë, pas një asistimi të Armend Thaqit, derisa e dyfishoi epërsinë në minutën e 36, ku mjaftoi për ta regjistruar fitoren e radhës.

Djelmoshat e trajnerit Armend Dallku, në pjesën e dytë e kontrolluan ndeshjen dhe e përfunduan 90 minutëshin me rezultatin e pjesës së parë.

Nigeriani Oto John më këto dy gollat e shënuara, ngritet në kuotën e 7 golave.

Prishtina momentalisht gjendet në krye të tabelës me 47 pikë, derisa pret të gabojë nesër Drita kundër Trepçës ‘89.

TABELA AKTUALE

Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Dukagjinin, derisa Vushtrria me Gjilanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga