Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Pa ndriçim, Kosova kryen stërvitjen para lojës historike

Foto: sportmedia & FFK

Pa ndriçim, Kosova kryen stërvitjen para lojës historike


7 October, 2020 @21:09

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut për gjysmëfinalen e “play-off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Dardanët kanë zbritur në fushën e stadiumit “Tose Proeski” në orën 18:00, aty ku nesër synojnë të shkojnë një hap tutje në synimin për të arritur suksesin historik.

Kosovo

Ndonëse organizatori bëri një lëshim jo të vogël, duke vonuar ndezjen e reflektorëve për pjesën më të madhe të stërvitjes, megjithatë Dardanët kryen stërvitjet në fushën e lojës me plotë entuziazëm, vullnet e përkushtim në punë.

Besimi është i madh te të gjithë dhe siç edhe deklaruan futbollistët në prag të ndeshjes, do të bëjnë më të mirën për të kaluar pengesën maqedonase dhe për të siguruar finalen e PlayOffit për EURO 2020.

Maqedonia Veriore - Kosova zhvillohet më 8 tetor 2020 me fillim prej orës 20:45 në Tose Proeski Arena të Shkupit.

Edon Zhegrova

Fituesi i ndeshjes siguron finalen e PlayOffit, ku do të përballet ndaj fituesit të përballjes Gjeorgjia - Bjellorusia më 12 nëntor 2020, në ndeshjen që siguron biletën për EURO 2020.


 
Të gjitha lajmet nga