Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LENS 1-0 PARIS

Pa yje, PSG e nis stinorin me humbje nga ekipi i ardhur prej Ligue2

Pa yje, PSG e nis stinorin me humbje nga ekipi i ardhur prej Ligue2


10 September, 2020 @23:28

Paris St Germain, nënkampion i Evropës dhe kampion i Francës, ka nisur me humbje stinorin e ri në Ligue 1, duke pësuar nga Lens si mysafir 1-0 [Ganago 57].

Mungesa e yjeve të PSG-së u vërejt dukshëm [Neymar, Mbappé, Marquinhos, Icardi, Di Maria, Navas dhe Paredes - të gjithë të infektuar me COVID-19] derisa lojtarët që ishin në dispozicion të Tomas Tuchelit nuk kryen punë për t’ia nisur mbarë stinorit për parisienët.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Lensit e shënoi Ignatius Ganago në minutën e 12 të pjesës së dytë të ndeshjes pas një gabimit të portierit polak të parisienëve Marcin Bulka, për t’ia dhënë fitoren ekipit të drejtuar nga Franck Haise.

Përndryshe, kjo ka qenë fitorja e parë e stinorit për Lensin që kishte humbur në xhiron e parë, ndërsa Parisi i është kyqur ligës me vonesë dhe ndeshja e parë për ta ka qenë sonte, për shkak të angazhimit në garat evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1