Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEWCASTLE - MANCHESTER UNITED

Paraqitje e dobët, United shpëton pa u mposhtur nga Newcastle

Paraqitje e dobët, United shpëton pa u mposhtur nga Newcastle


27 December, 2021 @23:05

Në ndeshjen e vetme të natës së sotme në Premier League, Manchester United nuk arriti do të më shumë se një pikë në udhëtim te Newcastle. Ndeshja në fjalë në fund u mbyll 1-1.

Pas një gabimi nga Raphael Varane, Newcastle United arriti të kalonte në epërsi me golin e Saint-Maximin në minutën e 7’ të ndeshjes. Nga ky moment e deri në fundin e pjesës së parë, United nuk tregoi asgjë dhe me plot meritë pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për skuadrën vendase.

Në pjesën e dytë, United barazoi përmes Cavanit (71’) dhe arriti që ta mbyllë ndeshjen me një pikë të fituar, por ishte me fat që doli të paktën me një pikë, pasi që Newcastle fitoren nuk e arriti vetëm falë De Geas (përsëri) fantastik.

Nëse flasim për statistika, Manchester United ende nuk ka shënuar gol në pjesën e parë në ndeshjet e Premier Leagues nën drejtimin e gjermanit Rangnick.

Kështu, United bën një hap prapa në luftën për top4 këtë sezon, e Newcastle në anën tjetër ka shumë punë për të shpëtuar pa rënë në Championship.

 


 
Të gjitha lajmet nga