Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Parashikim stinori 2017/18

REUTERS/Arkiv

Parashikim stinori 2017/18


Shkruan: LUAN MORINA

11 August, 2017 @13:40

Thonë që sa më i ftohtë e i gjatë të jetë dimri, aq më e nxehtë e më e gjatë do të jetë vera. Këto s’mund ti dëgjoni në rubrikat e motit, por janë gjëra pleqsh të cilat po dalin të jenë të sakta.

Duke provuar të hedhim një sy mbrapa në sezonet e kaluara do të duhej të jepnim një prognozë më të saktë për këtë sezon të Premier League. Prognoza ime e sezonit të kaluar e vendoste kampion Manchester Cityn me Chelsean në pozitën e shtatë!

je

S’do ta provoj të arsyetoj, por Guardiola merrte një ekip që kishte arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kishte qenë në Top 4 të Premier League. Me gati 200 milionë investime ishte shumë normale që krahas talenteve të Tottenham të ishin favorit për titull. Nuk ia dolën, përkundër ‘gjenialitetit’ të Guardiolës!

con

Conte vinte nga Italia dhe Juventusi të cilin e kishte udhëhequr paraprakisht me një super-ekip dhe një lojë defensive në Evropë dhe kombëtaren. Diçka e tillë s’do të duhej të funksiononte në Premier League. Por, italiani bëri formacion të ri dhe falë mungesës së Evropës arriti të mbante një formë stabile përgjatë tërë sezonit! Dëshmoi që është më i mirë se Mourinho ekipin e të cilit e kishte marr nga pozita e dhjetë në Premier League.

Evropa

Sezoni i Guardiolas ishte i magjishëm derisa nisi Evropa. E njëjta duhet të ndodh edhe me Chelsean sivjet. Prandaj përsëri nuk i shoh kampion. Përsëri kampion shoh Manchester Cityn. Dhe atë së paku dy tituj.

Është viti vendimtar në karrierën e Guardiolës, i cili ka së paku dy opsione të mira në mbrojtje për çdo pozitë. Ka pastruar bërllogun nga ekipi, dhe tani ka më shumë përvojë dhe rrjedhimisht hapësirë për të manovruar me Manchester Cityn. Titulli në Premier League është imperativ pas gjithë atij buxheti të harxhuar.

guar

Për të sfiduar Cityn; Chelseat, Manchester Unitedit, Arsenalit, e Liverpoolit i nevojiten edhe së paku dy transferime.

- Chelsea duhet të qartësoj pozitën e Costas dhe një mesfushor shtesë u nevojitet.
- Manchesterit i nevojitet një krah sulmi pasi me Lingaardin, sado i vyeshëm të jetë për idetë e çuditshme të Mourinhos nuk mund të konkurrojnë në katër fronte sivjet. Edhe një krah mbrojtjeje i përshtatshëm për dy anët do të ishte i mirëseardhur derisa mesfusha me Maticin është rrumbullakësuar.
- Arsenalit i nevojitet një Ozil dhe Sanchez në formë dhe të shëndetshëm. Një krah sulmi, një qendërmbrojtës dhe një Wenger që s’do të luante bashkë Xhakan me Coquelinin.
- Liverpoolit i duhet të shes Coutinhon dhe të provoj të financoj ardhjen e Keitas dhe Van Dijk të cilët i ka kërkuar që para erës sonë. Çmimi i të dyve është jashtëzakonisht i fryrë. Një sezon i Origit dhe pse jo edhe i Solankes në qendër të sulmit do të ishte recetë e përkryer për të sfiduar seriozisht titullin. Por, arma kryesore mbetet tek Kloppi dhe lidershipi i tij.

Njëra nga këto do të mbetet jashtë pozitës së katërt që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve. Dhe këtu nuk kemi shtuar Tottenhamin të cilët me stadium të ri, pa transferime, me ikjen e një lojtari kryesor dhe lëndimet e përhershme të linjës së mbrojtjes do të vuajnë shumë këtë sezon.

Sfiduesit

Kësaj gjashtëshe i shtohen edhe West Ham e Evertoni. Këta të fundit kanë një pronar të ri i cili nuk frikësohet të investoj. Dhe atë ka investuar në emra të mençur. Pickford, Keane, Ramirez e Klaassen kanë pasur një sezon të shkëlqyeshëm që përkon me talentin e tyre. Këta të fundit duhet të gjejnë mënyrën të përshtaten në Premier League, dhe më së rëndi mund ta ketë Sandro i cili do të ketë një barrë të madhe mbi vete me largimin e Lukakus. Ardhja eventuale e Sigurdssonit do të ishte zëvendësim i përkryer për largimin e Barkley i cili nuk iu nevojitet aspak bluve.

roo

Vendim i mençur ka qenë edhe mbajtja e Slaven Bilic. Ka qenë një sezon ashtu siç do ta ketë Tottenhami këtë vit. Kanë marr një portier më të mirë se që kanë pasur, kanë sjell një qendërsulmues që është përfundues në zonë, dhe atë në mesin e pesë më të mirëve në botë!; dhe kanë shtuar një krah karizmatik. Kanë larguar një mori lojtarësh të panevojshëm.

Ishulli

Me vetëm pesë pozita që dërgojnë në Evropë, lufta për pozitat e mëposhtme mbetet e dyshimtë. Pozita e gjashtë nis sezonin e ngarkuar të Premier League qysh në mes të korrikut. Por, Europa League duket të jetë rruga më e lehtë për të arritur tek Liga e Kampionëve. Këtë e ka dëshmuar Manchester United vitin e kaluar.

ue

Dhe çfarë mund ti themi një lige ku më lehtë arrin të fitosh një Kupë sekondare evropiane se sa të mbërrish në pozitën e katërt në fund?! Liga më e mirë në botë!

Tabela

Leicester City, Bournemouth, e West Brom do të duhej të sorollateshin lirshëm rreth pozitës së dhjetë. Të tre kanë pasur trajnerë interesant, përfshirë edhe Craig Shakespeare. Eddie Howe është një margaritar, derisa legjenda e Tony Pulis nuk ka nevojë për dëshmi!

beni

Newcastle do të duhej të sfidonte këto pozita. Por, Benitez mbetet për mua si i mbivlerësuar. Tashmë ka nisur të ankohet për fondin e lojtarëve që ka dhe një parehati e tillë nuk i përshtatet asnjë ekipi. Edhe Crystal Palace ka qëndruar ngjashëm këtë verë, dhe gjithashtu kanë një trajner të mbivlerësuar për mendimin tim. Njashtu edhe Southampton.

Rënia

Stoke ka marrë disa emra interesant, por më në fund mund të rrezikojnë rënien. Swanseas i nevojitet më shumë se Clement për të mbijetuar. Burnley duhet t’i shtoj formës si vendas të sezonit të kaluar edhe ndonjë pikë në rrugë.
Marco Silva mund të bëhet një lloj Monsier Alfonse i ‘Allo, Allo’ – dikush që bart ekipet deri në Championship. Ndërmjet Huddersfield e Brighton&Hove Albion do të zgjidhja të parët për të mbijetuar.

sw

E saktë që këta të fundit kanë pasur disa sezone të mira në Championship, por Huddersfield kanë bërë një lojë shumë të veçantë vitin e kaluar aty. Bashkë me Watfordin, Brightonin, njëra nga Stoke, Burnley e Swansea do të duhej të largohej nga liga, në mos Huddersfield.

po

Sidoqoftë, parashikimet janë njëlloj intuite që bazohet në rezultatet e të kaluarës. Disa herë janë të sakta, disa herë gjysmë të sakta. Tek Premier League parashikimet janë të kota. Krejt çfarë mund të bëjmë është të ulemi para televizorit dhe të kënaqemi me bukurinë e futbollit më të bukur në planetë.


BILETAT NË PRISHTINË

Biletat në Prishtinë për Shkëndija-Milan

Europa League/International

Biletat në Prishtinë për Shkëndija-Milan

11/08/17 @ 13:36

NË STAMBOLL

Prej Interit te Besiktas

Serie A/International/Transfere

Prej Interit te Besiktas

11/08/17 @ 13:09

ARSENAL - LEICESTER

E nisin pa Sanchezin

Premier League

E nisin pa Sanchezin

11/08/17 @ 12:41

NË TETOVË

Shkëndija e nis me derbi

International/Sportistë shqiptarë në botë

Shkëndija e nis me derbi

11/08/17 @ 12:37

KOMUNIKATË NGA ANFIELD

Liverpool i vendosur

Premier League

Liverpool i vendosur

11/08/17 @ 12:00

MIQËSORE NË DRENAS

Prova gjenerale e Feronikelit, sot

FFK Superliga

Prova gjenerale e Feronikelit, sot

11/08/17 @ 10:54

NURUDEEN ORELESI

Vllaznia zyrtarizon Orelesin e Skënderbeut

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Vllaznia zyrtarizon Orelesin e Skënderbeut

11/08/17 @ 10:03

SUPERKUPA E KOSOVËS 2017

Çmimet e biletave për ndeshjen e Superkupës së Kosovës

FFK Superliga

Çmimet e biletave për ndeshjen e Superkupës së Kosovës

10/08/17 @ 15:45

SULMUESI I RI

Shend Kelmendi zyrtarizohet, nënshkruan 3 vjet më Skënderbeun

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Shend Kelmendi zyrtarizohet, nënshkruan 3 vjet më Skënderbeun

10/08/17 @ 15:33

FIFA RANKING, GUSHT 2017

Kuqezinjtë s’lëvizin nga vendi

Russia 2018/Shqipëria

Kuqezinjtë s’lëvizin nga vendi

10/08/17 @ 15:23

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League