KOMUNIKATË NGA ANFIELD
Liverpool i vendosur
11 August, 2017 @12:00
Një ditë para ndeshjes së parë të stinorit të ri të Premier Ligës, Liverpool ka lëshuar komunikatë zyrtare ku thotë se mesfushori brazilian i ekipit, Philippe Coutinho, nuk është në shitje dhe nuk do të lëviz nga klubi.
“Philippe do të mbetet anëtar i Liverpoolit kur mbyllet afati kalimtar i lojtarëve,” ka shkruar njoftimi i ekipit nga Anfield Road.
Të mërkurën, mediat raportuan se Liverpool refuzoi ofertën prej 100 milionë eurove nga Barcelona për ta marë lojtarin në fjalë.
Coutinho , që shënoi 14 gola në të gjitha garat në stinorin e kaluar, ka nënshkruar kontratë të re 5 vjeçe me Liverpoolin në janar, ku nuk figuron klauzola e lirimit të tij. Ai erdhi në vitin 2013 nga Inter te Liverpool për vetëm 10 milionë euro.
Në deklaratën e muajit të kaluar, edhe trajneri i Liverpoolit, gjermani Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ekipi që e përfaqson ai nuk është ekip që shet, kur iu refuzua oferta e parë e Barcelonës prej 80 milionë eurove.
Liverpool do të nis stinorin nesër (të shtunën) si mysafir i Watfordit.