Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EREDIVISIE

Pardew ndahet me klubin, s’merr bonuset

Pardew ndahet me klubin, s’merr bonuset


29 April, 2020 @1:13

Trajneri anglez i ekipit holandez ADO Den Haag, Alan Pardew, pas katër muajve është ndarë me ekipin e tij dhe ka refuzuar që të merr bonuset për sigurimin e elitës edhe për një stinor!

Stinori 2019/20 në Holandë është shpallë i ndërprerë ndërsa kampion nuk do të ketë të shpallur. ADO Den Haag që drejtohej nga Pardew ka qenë në pozitën e parafundit të Eredivisies, ndërsa asnjë ekip nuk do të bie nga elita këtë stinor, është vendosur nga kryesuesit e ligës ka bërë të ditur Federata e futbollit të këtij vendit, KNVB.

“Klubi dhe trajneri 58 vjeç kanë ndarë rrugët pas konsultimeve dhe pas stinorit të ndërprerë. Ndihmës trajnerët Chris Powell dhe Paul Butler gjithashtu nuk do të kthehen në ekip,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit holandez.

Në anën tjetër Pardew është shprehur të jetë i kënaqur me ekipin, tifozët dhe aventurën holandeze në përgjithësi. Ndërsa dy ditë më parë ish trajneri i Newcastle dhe West Ham Unitedit ka thënë se nuk do të pranojë bonusin që i takon nga klubi për shpëtim në elitë, për shkak të pandemisë COVID-19.

eredivisie


 
Të gjitha lajmet nga International