Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRENCH SUPERCUP

Parisi e nis me kupë

Parisi e nis me kupë


2 August, 2015 @10:16

Skuadra e trajnerit Laurent Blanc e ka filluar në mënyrën më të mirë stinorin 2015/16.

Ekipi nga kryeqyteti françez arriti ta mposht Olympique Lyonin me rezultat 2-0, për t’u shpallur fitues i Superkupës së Francës.

Mbrojtësi i ri, Serge Aurier, e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e njëmbëdhjetë, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Edinson Cavani e dyfishoi epërsinë.

Puna e PSG-së u lehtësua edhe më shumë në minutën 64’, kur Lyoni mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të mesfushorit Maxime Gonalons.

Kjo është Superkupa e katërt e fituar në historinë e skuadrës së PSG-së.


 
Të gjitha lajmet nga