SUEDIA - ANGLIA
Pas 28 viteve në gj’finale
7 July, 2018 @17:52
Herën e fundit gjysmëfinalen e kishin arritur në kohën e Gary Linekerit, në “Italia ‘90”.
Një gjeneratë krejt e re, pa superyje, ka arritur suksesin e jashtëzakonshëm për folenë e futbollit.
Anglia ka mposhtur Suedinë 2-0 në çerekfinale të Botërorit me nga një gol për pjesë për të shënuar emrin në gjysmëfinale të garës.
Qendërmbrojtësi Harry Maguire ka shënuar në pjesë të parë, pas kornerit, me kokë, për avantazhin e Anglisë, ndërsa në pjesë të dytë, përsëri me kokë, ka shënuar Dele Ali, për 2-0 përfundimtare.
Performancë për të përmendur ka treguar edhe portieri Jordan Pickford, që ka mbrojtur tentimet suedeze të rrezikshme, me mbrojtje të mrekullueshme.
Anglia pret fituesin e ndeshjes Kroacia-Rusia në gjysmëfinale, ndërsa në të njejtën kohë është ekipi me më së shumti gola të shënuara në këtë botëror - me kokë.