Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 0-0 DRENICA

Pas 4 fitoreve radhazi, Feronikeli dështon të kap trenin e titullit

Pas 4 fitoreve radhazi, Feronikeli dështon të kap trenin e titullit


25 June, 2020 @19:19

Rast shumë të mirë ka pasur Feronikeli sot, që t’i afrohet katërshes kryesuese të Superligës dhe të futet në luftë për titull.

Mirëpo, Drenica i ka dalë “dardhë me bisht” ekipit të Afrim Tovërlanit, që ka pasur rastet e veta për të shënuar, por edhe ka rrezikuar të mbetet pa pikë pas tentimeve të rivalit të afërm në “Rexhep Rexepi” për të barazuar në fund, 0-0.

Shumë raste nuk kishte në ndeshje, derisa në pjesë të parë veçuam tentimin e Përparim Osmanit (25’) për kuqezinjtë e drejtuar nga Gani Sejdiu.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë, ka qenë gjakovari Mevlan Zeka që kërkoi golin me volej për ekipin e tij (53’) por s’pati fat. Topi nuk e gjeti portën. Deri në fund të ndeshjes pa shumë raste konkrete dhe ekipet u ndanë me barazim në derbin drenicak.

Feronikeli mbetet i pesti ndërsa në xhiron e radhës i shkon Prishtinës në konak, e Drenica do të ketë punë ndaj Trepçës’89 të lënduar në luftë direkte për mbijetesë.

Feronikeli vs Drenica


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga