Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I PLAYOFFIT

Pas 6 ditësh kuptohet data e PlayOffit, Maqedonia - Kosova

Pas 6 ditësh kuptohet data e PlayOffit, Maqedonia - Kosova


12 June, 2020 @15:21

Përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare UEFA ka bërë të ditur se më 18 qershor do të mbajë mbledhjen e radhës online, për të përcaktuar data të rëndësishme të garave që i ka nën ombrellë.

Ndër të tjera, aty pritet të caktohet edhe data e ndeshjes së gjysmëfinales së Ligës D të Kombeve mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.

“Do të përcaktohen datat për ndeshjet e kombëtareve: Kalendari i ndeshjeve dhe qyteteve nikoqire për EURO 2020, PlayOffet për EURO 2020 dhe datat për Ligën e Kombeve 2020/21 dhe të tjera,” ka bërë të ditur UEFA-ja.

Njëjtë aty do të përcakohet edhe kalendari për pjesën përfundimtare të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës për këtë stinor si dhe stinorin e ardhshëm.

Kreu i UEFA-së, Aleksander Ceferin, do të mbajë online konferencë për shtyp prej orës 15:30.

Duelet e PlayOffit së pari kanë qenë të planifikuara të zhvillohen në mars të këtij viti. Pas shpërthimit të pandemisë së pari u shtyen për qershor. Më pas, u shtyen për vjeshtë të këtij viti, por pa datë të caktuar.

E tash, UEFA pritet të përcaktojë përfundimisht datën e zhvillimit të këtyre ndeshjeve, ashtu që ajo të luhet edhe në kushte pandemie, nën të gjitha masat mbrojtëse.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve