Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Pas 7 vitesh, Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve

Pas 7 vitesh, Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve


23 May, 2021 @22:53

Për herë të parë që pas stinorit 2013/14, skuadra e Milanit do ta shijojë garën më prestigjioze për klube, Ligën e Kampionëve.

Milani arriti ta mposhtë si mysafir me rezultatin 0-2 Atalantan e vendit të dytë, e cila veçse e kishte siguruar pjesëmarrjen për në Ligën e Kampionëve.

Heroi i milanezëve në këtë ndeshje ishte Kessie i cili shënoi një dy-golësh, të dyja përmes penalltisë, duke ia siguruar kështu skuadrës 3 pikët më të rëndësishme të stinorit.

Herën e fundit kur Milani kishte marrë pjesë në Ligën e Kampionëve ishte stinori 2013/14, kur u eliminua nga Atletico Madridi në 1/16 e kompeticionit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A