TREPÇA - PHOENIX

Pas 7 xhirosh arrijnë fitore, Trepça pranë mbijetesës
30 April, 2022 @18:10
Ekipi i Trepçës që kishte nisur mirë sezonin në Ligë të Parë të Kosovës fundin e gjeti në rrezik të madh, derisa ende nuk ka shpëtuar nga rënia matematikisht.
Për këtë arsye ekipi i drejtuar nga Emin Baliqi ka qenë i mobilizuar totalisht sot për të mposhtur Phoenixin pa synime, për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Ligë të Parë Grupi A.
Trepça mposhti Phoenixin 1-0, ndërsa fitorja i ka çuar 4 pikë larg zonës së rënies, dy xhiro para fundit të kampionatit.