UKRAINË-KOSOVË
Pas humbjes ndaj Kroacisë, kuotat e Kosovës ndryshojnë
8 October, 2016 @14:05
Humbja e thellë ndaj Kroacisë ka bërë që kuotat për fitoren e Ukrainës të zbresin dukshëm.
Kuotat e vendosura më 4 tetor (para humbjes me Kroacinë) për ndeshjen Ukrainë-Kosovë ishin: 1.50 për fitoren e Ukrainës, 3.70 për barazim dhe 5.75 për fitoren e Kosovës.
Ndërsa nëse i shikojmë sot, shihet dukshëm rënia e koeficientëve për fitoren e ukrainasve dhe ngritja për barazimin apo fitoren e Kosovës.
Sipas bastores kosovare “Eurofutboll”, kuotat janë kështu: 1.25 për fitoren e Ukrainës, 5.35 për barazim dhe 11 për fitoren e Kosovës.
Megjithatë, shpresojmë që përfaqësuesja e Kosovës t’i befasojë edhe ata që i kanë vendosur kuotat ‘nënçmuese’ për ne.