HULL CITY
Pas rënies, dorëhiqet portugezi
26 May, 2017 @9:51
Portugezi 39 vjeçar, Marco Silva, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i Hull Cityt, pasi që këta nuk arritën të mbijetojnë në Premier Ligë këtë stinor.
Ai shënoi 6 fitore me Hullin prej se morri detyrën në janar të këtij viti dhe morri zemrën e ‘tigrave’, por disfata nga Crystal Palace më 14 maj vulosi rënien e ekipit.
TABELA PËRFUNDIMTARE E PREMIER LIGËS
Hull City, në komunikatën zyrtare të lëshuar ka thënë se ‘ndihet i dëshpëruar që njeriu që adhurohej nga gjithë tifozët po e lëshon klubin.”