Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI PAS MOSREGJISTRIMIT

Peja reagon ndaj FBKs

Peja reagon ndaj FBKs


17 August, 2018 @20:41

KB Peja vendimin për përjashtimin e ekipit nga garat e FBKs e ka quajtur skandaloz.

Në një reagim të botuar para pak çastesh, verdhezinjtë kanë shkruar: Misioni i federatave është masovizimi i sportit kurse i FBK-së është shkatërrimi i sportit duke shuar klube për interesa përsonale dhe duke mos jap asnjë ndihmë në kalimin e situatës në të cilën gjendet klubet jo vetëm KB PEJA por edhe shumë klube tjera në Kosovë.

“Për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin, Klubi është dënuar me 5,000CHF nga FIBA. Pas kësaj, na është caktuar afat deri me 15 Shtator për të lëvizur me rastet sepse në të kundërtën, dënimin tjetër do të paguhej nga FBK. Me këtë rast, FIBA ka kërkuar nga Federata të ndërmerren masat dhe Klubi ose të shuhet ose të lëviz në aspektin e mbylljes së obligimeve.

Klubi mblodhi forcat që të punoj në këtë drejtim dhe deri sot nga tre rastet, një e kemi mbyllur me marrëveshje dhe dy të tjera kemi rënë në pajtim në parim dhe presim shumë shpejt finalizimin e tyre. Për dënimin prej 5,000CHF Klubi ka kërkuar nga FIBA që të mundësohet të paguhet me këste. FIBA përmes e-mail ka konfirmuar që Klubi ka lëvizur për rregullimin e borxheve dhe që dënimi prej 5,000CHF mos të jetë prioritet por të jenë tre rastet e arbitrazhit dhe se dënimi mund të priste deri në një afat tjetër, i cili do caktohej më vonë.

FBK nuk e regjistroi Klubin pa ndonjë arsye të fuqishme, ata ishin të pakënaqur me punën e bërë, gjë e cila nuk ishte e vërtetë sepse KB Peja ka njoftuar zyrtarisht e jo zyrtarisht gjatë gjithë kohës FBK-në me lëvizjet. Agjentët, lojtarët dhe FIBA janë shprehur mirënjohës ndaj procesit dhe kanë kërkuar që Klubi të vazhdoj në këtë mënyrë që me datë 15 Shtator të mund të hiqte ndalesën dhe të mund të regjistronte lojtarët në mënyrë të rregullt,” ka shkruar njoftimi më tej.

Gjithashtu, KB Peja ka cekur se FBK nuk ka dërguar asnjë njoftim zyrtar në drejtim të ekipit për largimin e tyre nga garat.

Bile, Peja u regjistrua edhe në BIBL për këtë stinor.

“Klubi këtë sezon, duke shfrytëzuar edhe ligjin per sponzorizime, i cili përkundër që është ende i mangët dhe gjen zbatim fare pak, kemi planifikuar një buxhet që garanton pagesën e obligimeve si dhe mbajtjen e një ekipe stabile shumë mirë të organizuar. Madje, Klubi arriti që të rezervonte një vend edhe në Ligen Ballkanike pas zgjidhjes së situatës me FIBA,” ka shkruar reagimi i pejanëve.

Ndërsa pas kësaj, reagimi ka vazhduar kështu:

“Federata në mënyrë arbitrare ka vendosur që ta largoj Pejën nga garat. Federata në mënyrë arbitrare dhe tërësisht të parregullt dëshiron të ju jep mundësinë klubeve sekondare, klubeve të inatit të cilët nuk kanë as histori e as buxhet e financa, që përmes Wild Card të rikthehen në Superligë. E kanë obligimin, sepse kanë jap premtim gjatë fushatës për të parin e Federatës. E kuptojmë z. Fetahu i cili ishte nevrikosur shumë atëherë kur u munduan në të gjitha mënyrat për të na larguar nga liga. Megjithatë nuk ia dolën, djemtë e rinj dhe ata që e duan Pejën, me rezultate në parket (që e kontestuan aq shumë sepse urrejtja i kishte verbëruar dhe e kishin të pamundur të pajtohen me faktin) arritëm të qëndrojmë në Superligë.

Në ditët në vazhdim, Klubi do të kërkoj drejtësi në të gjitha organet, por në të njëjtën kohë do të tregoj se sa është Federata dhe njerëzit që mbajnë pozicione respektues të ligjeve. Do shikojmë se si skuadrat tjera iu lejohet pjesëmarrja edhe pse ka vite që kanë humbur procese gjyqësore në Kosovë, dhe bile edhe ju është përmbaruar konto, e ata përsëri vazhdojnë aktivitetin në mënyrën më klandestine.

Sot ne jemi viktimë e një hakmarrjeje të ulët, për mos përkrahjen e kësaj klike të interesave të ngushta (Për arsye konfidencialiteti ne nuk kemi publikuar marrëveshjet dhe dokumentet tjera, por të njëjtat janë në Federatë. Në një kohe të afërt do i publikojmë por pas afateve të caktuara nga palët).

Ne kërkojm nga FBK të rishqyrtoj vendimin e saj dhe të vendos drejt e jo për interesa përsonale ta shuaj klubin.

Ne jemi duke i përfunduar marrëveshjet me FIBA por FBK po na bllokon dhe kërkon të na shuaj si Klub me çdo kusht. KB PEJA nuk shuhet, KB PEJA është klub i gjithë qytetit dhe i gjithë Kosovës dhe askush nuk mund te luaj me fatin e KB PEJËS.” - ka përfunduar reagimi i klubit verdhezi.

FBK ditë më parë nuk regjistroi KB Pejën në garat e edicionit 2018/19, duke thënë se verdhezinjtë nuk respektuan afatet e dorëzimit të dëshmive për fillimin e procesit të shlyerjes së borxheve.


PËR TË MBUSHUR MUNGESËN

FBK shpall konkurs për WildCard

FBK Superliga

FBK shpall konkurs për WildCard

17/08/18 @ 16:27

KB PRIZRENI

Emërohet trajneri, priten 2 ndihmës

FBK Superliga/Transfere

Emërohet trajneri, priten 2 ndihmës

17/08/18 @ 13:23

NDIHMËSIT E MULAOMEROVICIT

Kosova me 3 ndihmëstrajnerë!

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Kosova me 3 ndihmëstrajnerë!

16/08/18 @ 19:19

VENDIMI I FBKs

KB Peja jashtë Superligës

FBK Superliga

KB Peja jashtë Superligës

16/08/18 @ 16:11

ARION BALLUKU

Balluku zyrtarizohet te Rahoveci

FBK Superliga/Transfere

Balluku zyrtarizohet te Rahoveci

16/08/18 @ 12:48

EURO U-16/ DIV B

Edhe Ukraina e fortë për Kosovën

Përfaqësuesja

Edhe Ukraina e fortë për Kosovën

15/08/18 @ 12:41

EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 arrin fitoren e parë

Përfaqësuesja

Kosova U16 arrin fitoren e parë

14/08/18 @ 16:44

MEDIA

Mediat e rajonit për trajnerin e ri të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Mediat e rajonit për trajnerin e ri të Kosovës

14/08/18 @ 15:08

ARBEN KRASNIQI

Krasniqi te Ylli

FBK Superliga/Transfere

Krasniqi te Ylli

14/08/18 @ 14:46

KB BASHKIMI (F)

Edin Kërveshi trajner i kampionit

FBK Liga e Femrave

Edin Kërveshi trajner i kampionit

14/08/18 @ 14:15

PAS PENSIONIMIT NGA KOSOVA

Graniti, drejtor i reprezentacioneve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Transfere

Graniti, drejtor i reprezentacioneve të Kosovës

14/08/18 @ 12:12

STAR OF THE GAMEWEEK XXXII

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (32)

FFK Superliga

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (32)

07/05/24 @ 11:57

VENDIMET E KG-së

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro

FBK Superliga

Informatori 36: Ylli dënohet me 400 euro

07/05/24 @ 11:43

ETHET E FINALES SË PLAYOFFIT

Seria finale e playoffit fillon të enjten

FBK Superliga

Seria finale e playoffit fillon të enjten

07/05/24 @ 11:03

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (32)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (32)

06/05/24 @ 08:02

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54


 
Të gjitha lajmet nga