INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP

Penalltia e Courtois i jep fitore Chelseat
26 July, 2015 @10:44
Portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois, ka shënuar penalltinë vendimtare të Chelseat, për t’ia dhënë atyre fitoren ndaj Paris St Germainit në International Champions Cup në orët e hershme të mëngjesit të sotëm me kohën tonë.
Zlatan Ibrahimovic i kishte dhënë epërsinë parisienëve në pjesë të parë të ndeshjes, derisa në pjesë të dytë Victor Moses kishte barazuar ndeshjen për të çuar atë në penallti.
All Goals HD | Paris SG 1-1 Chelsea… by zidanekrisz