Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED 1-0 WEST BROM

Penalltia e përsëritur i sjell Unitedit fitoren e parë të stinorit në Old Trafford

Bruno Fernandes pas shënimit të golit/ Foto: premierleague.com

Penalltia e përsëritur i sjell Unitedit fitoren e parë të stinorit në Old Trafford


21 November, 2020 @23:34

Manchester United është dashur të marrë ndihmën e VAR-it edhe nga penalltia, për të shënuar fitoren e parë të stinorit në Old Trafford.

Bruno Fernandes pa penalltinë e parë të tij të mbrojtur nga ish-lojtari i Unitedit Sam Johnstone, ku në VAR u vërejt se ai kishte kaluar vijën para se të goditej topi. E në penalltinë e përsëritur nga referi, portguezi shënoi për fitoren e djelmoshave të Ole Gunnar Solskjaer dhe atë për herë të parë këtë stinor në shtëpi në Premier Ligë!

Manchester United 1-0 West Bromwich Albion [Bruno Fernandes 56p].

TABELA AKTUALE

West Bromwich Albion i drejtuar nga Slaven Bilic është treguar mjaft luftarak, që luajti me dy mungesa të mëdha për ta, nuk arriti më shumë dhe ende është në kërkim të fitores së parë të stinorit në Premiership, pas rikthimit.

Jack Livermore dhe Kieran Gibbs po mungojnë te WBA për shkak të testeve pozitive me COVID-19.

United i Solskjaerit me fitoren e dytë radhazi në PL ka kaluar në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa satisfaksion për ta mund të jetë se janë mbi rivalët lokal, Manchester City në tabelë!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League