Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JUVENTUS 0-1 INTER

Penalltia e përsëritur nga VAR, vendos derbin

Penalltia e përsëritur nga VAR, vendos derbin


3 April, 2022 @23:02

Inter mbetet në garë për titull me tri pikë më pak se Milani lider, pas një fitoreje të madhe në derbi ndaj Juventusit në Allianz të Torinos, 0-1 [Hakan 45+5p.].

Penalltinë e parë të shutuar e mbrojti portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny, por ajo u përsërit nga VAR, pasi që disa lojtarë kishin hyrë në 16-metërsh para se të goditej topi - e këtë nuk ia la rastit Hakan Çalhanoglu për t’ia sjellë fitoren Interit.

Në pjesë të dytë, rezultati nuk u ndërrua, përkundër se Juventus provoi në disa raste, dhe kështu lufta për titull kampioni në Itali vazhdon të jetë interesante me Milanin lider, të ndjekur nga Napoli e Inter.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A