Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Penalltia vendos

REUTERS

Penalltia vendos


1 November, 2014 @18:19

Chelsea ka arritur të shënojë fitore pas barazimit të fundit në Premiership ndaj Manchester Unitedit. 

Nxënësit e Jose Mourinhos kanë arritur të fitojnë, edhe pse vështirë, Queens Park Rangersin, 2-1. 

Oscar ka shënuar një gol shumë të bukur me të jashtmen, pas asistimit të Cesc Fabregasit. 

Mysafirët kanë barazuar falë një devijimi, kur Charles Austin ka prekur topin e devijuar për të mashtruar Thibaut Courtoisin në portë. 

E për fitoren e Chelseat u përkujdes penalltia, të cilën pa problem e realizoi Eden Hazard. 

Kjo ka qenë fitorja e tetë e Chelseat në Premier League dhe vazhdon të mbetet një ndër ekipet e rralla në Europë, që ende nuk ka pësuar. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga