Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFCON | KAMERUNI - EGJIPTI

Penalltitë katastrofale të vendasve, çojnë Egjiptin në finale

Penalltitë katastrofale të vendasve, çojnë Egjiptin në finale


3 February, 2022 @22:55

Pas 120-minutave lojë pa gola, ku Egjipti mbeti edhe pa trajnerin Carlos Queiroz (karton i kuq) faraonët janë bërë finalist në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Nyja e derbit të madh afrikan u zgjidh pas penalltive, pasi që nuk kishte gola në kohë të rregullt, e aty kamerunasit u treguan katastrofal, ku pos lojtarit më të mirë të tyre, Vincent Aboubakar, të gjithë të tjerët dështuan të shënojnë dhe seria përfundoi me 1-3 në të mirë të Egjiptit.

Egypt

Dy nga tre penalltitë e dështuara të Kamerunit përfunduan në duar të portierit Mohamed Gabal të Egjiptit, që u bë hero - derisa Mohamed Salahut as s’i erdhi radha për të shutuar.

Në finale, një duel i madh mes yjeve të Liverpoolit Salah e Mane, ku Egjipti luan ndaj Senegalit.

Ndeshja për vendin e tretë në AFCON luhet të dielën në ora 17:00, [Kameruni - Burkina Faso] ndërsa finalja e madhe [Senegali - Egjipti], të dielën me fillim prej orës 20:00.


 
Të gjitha lajmet nga International