CITIZENS

Foto: mancity.com
Pep Guardiola vazhdon kontratën me Manchester Cityn
23 November, 2022 @11:39
Kampioni aktual i Anglisë, Manchester City, ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me trajnerin aktual të ekipit, Pep Guardiola. Me marrëveshjen e re, spanjolli do të mbetet pjesë e Cityt deri në qershor të vitit 2025 në klub.
Guardiola deri tash ka fituar 11 trofe me Manchester Cityn, prej të cilëve 5 tituj kampioni të Anglisë. Ai ka përqindje të lartë të fitoreve me ekipin e tij 72.4% ku prej 374 ndeshjeve të drejtuara ka fituar 271.