Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Pep për Superligën: Pse Ajaxi s’është aty?

Pep për Superligën: Pse Ajaxi s’është aty?


20 April, 2021 @15:30

Në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës, Pep Guardiola shumë pak ka folur për lojën ndaj Aston Villës, derisa fokusi kryesor ka qenë në atë që ra si bombë — Superligën Evropiane.

Fillimisht ai ka bërë të ditur se nuk është shumë i informuar për këtë gjë, ndërsa ka shtuar se sporti nuk është sport kur suksesi është i garantuar dhe nuk ndodh asgjë nëse humb ndeshjet.

“Ne nuk jemi rehat tani, pasi që nuk kemi shumë informata për këtë ligë. Mund të flas vetëm për atë që dimë sot. E përkrahi klubin tim dhe i njoh njerëzit. Jam pjesë e këtij klubi, por kam edhe opinionin tim dhe kjo dëshiroj të jetë e qartë për të gjithë,” ka thënë Pep.

I pyetur se a është personi i duhur për të dhënë përgjigjet për Superligën Evropiane, Guardiola ka thënë se është nder për të.

“Natyrisht, është nder për mua. Jam zëdhënës i mirë,” për të vazhduar, “Ole, Jurgen, Mikel, Thomas - të gjithë jemi në pozitë të njëjtë. Ne flasim 6 herë në javë thuajse për çdo gjë, nga COVID-19 deri në Institutin e Shëndetit Kombëtar. Do të doja të dija nga Komititeti dhe kryetari i kësaj lige pse Ajaxi nuk është aty dhe a do të jetë Ajaxi pjesë e kësaj lige.”

Ndërsa në pyetjen a ka folur me lojtarët për këtë gjë, spanjolli ka thënë:

“Ne do të luajmë Ligën e Kampionëve javën që vjen dhe do të kërkojmë që të arrijmë finalen aty. Ne do të kërkojmë finalen e garës sepse e meritojmë atë, po fitojmë në fushë. Me lojtarët nuk kam folur pasi që ende asgjë nuk është e prekshme në këtë ligë. Është vetëm një embrion që ende s’po merr frymë, është vetëm një komunikatë,” ka thënë Pep.

“Sa i përket interesave, secili shikon interesin e vetë. Premier Liga shikon të vetën, UEFA të vetën. Ky sezon është më i vështirë, por secili ekip duhet të shikojë mënyrën për të dalë nga kriza. Besoj që ka njerëz më kompetent për të folur për këtë gjë, ndërsa mua më duhet qartësimi pse disa mund të luajnë e disa jo. Pse Ajaxi me 4 Liga të Kampionëve të fituara nuk është aty,” tha në fund trajneri i Cityt.

City nesër mbrëma takohet me Aston Villën në kuadër të Premier Ligës, ku është shumë afër për të rikthyer titullin e kampionit në Etihad.

Gjithashtu City është në finale të Carabao Cup në Angli dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - aktualisht garës më të rëndësishme në futbollin ekipor.


MEDIA TALK

Chelsea e City mund të bëhen pishman nga Superliga Evropiane

Champions League/Europa League/Premier League/Bundesliga/Serie A/Ligue 1/La Liga/International

Chelsea e City mund të bëhen pishman nga Superliga Evropiane

20/04/21 @ 15:05

GODITJE PER KAMPIONIN

Lideri humb golashënuesin më të mirë!

FFK Superliga

Lideri humb golashënuesin më të mirë!

20/04/21 @ 13:27

TOTTENHAM HOTSPUR

Zyrtarizohet zëvendësimi i përkohshëm i Mourinhos

Premier League

Zyrtarizohet zëvendësimi i përkohshëm i Mourinhos

20/04/21 @ 11:34

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (29)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (29)

20/04/21 @ 10:07

EUROPEAN SUPERLEAGUE

Superliga Evropiane, klubi i Evertonit tregon se kujt ia mban anën

Premier League

Superliga Evropiane, klubi i Evertonit tregon se kujt ia mban anën

20/04/21 @ 11:29

PAS NDESHJES

Klopp direkt ndaj Neville: Nuk është në rregull të flasësh për YNWA

Premier League

Klopp direkt ndaj Neville: Nuk është në rregull të flasësh për YNWA

19/04/21 @ 23:50

NGA EMISIONI

Perez: Superliga Evropiane nuk është e mbyllur! Ne po e shpëtojmë futbollin

Champions League/Europa League/Premier League/Bundesliga/Serie A/Ligue 1/La Liga/International

Perez: Superliga Evropiane nuk është e mbyllur! Ne po e shpëtojmë futbollin

20/04/21 @ 00:29

PAS BARAZIMIT

James Milner: Nuk më pëlqen, të gjithë e kuptuam nga mediat

Premier League

James Milner: Nuk më pëlqen, të gjithë e kuptuam nga mediat

19/04/21 @ 23:24

LEEDS 1-1 LIVERPOOL

Leeds ndal ekipin e Superligës Evropiane

Premier League

Leeds ndal ekipin e Superligës Evropiane

19/04/21 @ 23:05

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (6)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (6)

21/10/24 @ 18:28

DRENICA FITON DERBIN DHE DEL NË KRYE

Fofana i jep start të mbarë Sokolit me Drenicën

FFK Liga e parë

Fofana i jep start të mbarë Sokolit me Drenicën

21/10/24 @ 16:26

MVP I XHIROS VI

Jordan Johnson (Prizreni) - MVP (6)

FBK Superliga

Jordan Johnson (Prizreni) - MVP (6)

21/10/24 @ 16:22

FORMACIONET ZYRTARE

Drenica-Trepça, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Drenica-Trepça, 11-shet startuese

21/10/24 @ 13:40

PARA NDESHJES VENDIMTARE

40 mijë bileta të shitura, rumunët mbushin stadiumin për ndeshje ndaj Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova

40 mijë bileta të shitura, rumunët mbushin stadiumin për ndeshje ndaj Kosovës

21/10/24 @ 10:40

STAR OF THE GAMEWEEK IX

Edon Sadriu (Ferizaji) - Ylli i javës (9)

FFK Superliga

Edon Sadriu (Ferizaji) - Ylli i javës (9)

21/10/24 @ 10:37

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Prizreni-Bora

FBK Superliga

Highlights: Prizreni-Bora

20/10/24 @ 22:17

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

FBK Superliga

Highlights: Vëllaznimi-Ylli

20/10/24 @ 22:16

PA FITUES NË DERBI!

Barazim në Obiliq

FFK Liga e parë

Barazim në Obiliq

20/10/24 @ 22:12

SHTIMJANËT TRIUMFOJNË NË PJESË TË DYTË

Vjosa fiton, Kika humb për të tretën herë radhazi në shtëpi

FFK Liga e parë

Vjosa fiton, Kika humb për të tretën herë radhazi në shtëpi

20/10/24 @ 22:09


 
Të gjitha lajmet nga