MEDIA TALK
Chelsea e City mund të bëhen pishman nga Superliga Evropiane
20 April, 2021 @15:05
Dy skuadrat e Premier Ligës, Chelsea dhe Manchester City, mund të bëjnë një rikthim mbrapa nga vendimi i tyre për të marr pjesë në Superligën Evropiane të futbollit, pas kërcënimeve të furishme nga UEFA, FIFA e Federatat përkatëse.
Reagimi thuajse universal negativ për këtë ligë, sipas the Guardian bën që Chelsea në pronësi të miliarderit rus Roman Abramovich dhe Manchester City në pronësi të sheikut Mansour të vënë në mëdyshje pjesëmarrjen në këtë ligë dhe të lënë mënjanë planet kontraverse për Superligën Evropiane.
Raportet thonë që Chelsea e City edhe në fillim nuk kanë qenë “aq të nxehtë” për pjesëmarrje në këtë ligë, por kanë vendosur sa për të mos mbetur mbrapa klubeve tjera aty.
“Nëse disa kërkojnë dhe vendosin të bëjnë diçka vetë, atëherë duhet të jetojnë me konsekuencat që pasojnë nga vendimet e tyre,” — ka thënë Gianni Infantino, kreu i FIFA-së, në Kongresin e UEFA-së në Montreux të Zvicrës.
“Nuk mund të jesh gjysmë brenda dhe gjysmë jashtë. Duhet të jetë gjithçka pastër. Je ose nuk je,” — ka shtuar Infantino, njëshi i shtëpisë botërore të futbollit.
UEFA e FIFA kanë kërcënuar se skuadrat pjesëmarrëse në Superligën Evropiane nuk do të mund të dërgojnë as lojtarët e tyre në garat e Kampionatit Evropian dhe Botëror.
Ndërsa Federatat përkatëse kanë thënë që janë duke shqyrtuar mundësinë e përjashtimit të këtyre skuadrave nga garat kombëtare dhe si rrjedhojë, ndalesën e pjesëmarrjes së lojtarëve në garat kombëtare.
Edhe sipas raporteve të mëhershme, Chelsea e Manchester City janë shikuar si skuadra për të mbushur numrin në këtë ligë, pasi që për shkak të pronarëve stërpasanik, skuadrat në fjalë nuk e kanë gajlen e borxheve të mëdha, sikurse të tjerat pjesëmarrëse në ligë — që sipas Florentino Perezit, kryetari të Real Madridit dhe të Superligës Evropiane, është shpëtim për futbollin dhe borxhet e mëdha të krijuara nga pjesëmarrësit.
Hearing from a source with knowledge that one of the big six English clubs is now seriously considering pulling out of the Super League
— Alex Wickham (@alexwickham) April 20, 2021
They are accusing Liverpool and Manchester United — the 2 clubs leading the breakaway — of lying to them and “f***ing up”
Major split in ESL