PAJTIM KASAMI
Për gjyshin!
20 September, 2014 @23:17
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane i skuadrës Olympiakos, Pajtim Kasami, ishte i mbushur me plotë emocione pas ndeshjes së sotme ndaj ekipit Veria, në kuadër të kampionatit grek.
Olympiakos e fitoi ndeshjen me rezultat 3-0, ndërsa goli i fundit u shënua nga vetë Kasami në minutën e 90’ të ndeshjes.
Këtë gol, Kasami e festoi duke ia dedikuar gjyshit të tij të ndjerë. Ky ishte goli i tretë i Kasamit në kampionatin grek.
Goal celebration for you ...r.i.p grandfather ❤️
Për ty… Zoti nxhenet ishallah…❤️ pic.twitter.com/JfV41XZfmk
— Pajtim Kasami (@PajtimKasami) September 20, 2014