BUNDESLIGA
Dortmund befasohet nga Mainzi
20 September, 2014 @21:06
Fitorja e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Arsenalit është harruar shpejtë nga skuadra e Borussia Dortmundit. Kjo pasi ekipi verdhezi pësoi humbje me rezultat 2-0 ndaj Mainzit në kuadër të xhiros së katërt në Bundesligë.
Japonezi i Mainzit, Shinji Okazaki, ishte realizatori i parë për skuadrën e tij në minutën 66’, derisa tetë minuta më vonë rezultati në 2-0 u shndërrua me anë të autogolit të qendërmbrojtësit të Dortmundit, Matthias Ginter.
Para autogolit të Ginterit, milionerët e kishin rastin që ta barazojnë rezultatin në minutën e 70’ pasi gjyqtari akordoi për penallti, por nga pika e bardhë i pasuksesshëm ishte Ciro Immobile.
Me këtë fitore Mainzi është ngjitur në pjesën e epërme të radhitjes tabelare, kurse Dortmundi mbeti në mesin e saj me vetëm gjashtë pikë të tubuara.
Rezultatet dhe tabela aktuale.