PREMIER LEAGUE
Liverpooli i plogësht
20 September, 2014 @20:40
Brendan Rodgers ka shijuar humbjen e dytë rresht në Premier League me skuadrën e tij, Liverpool.
Pas humbjes së javës së kaluar, kur u mposhtën në shtëpi nga Aston Villa, të kuqtë nuk kanë arritur assesi të këndellen, ndërsa këtë e ka shfrytëzuar më së miri West Ham United që ka shënuar fitore me rezultat 3-1.
Vendasit brenda shtatë minutave të para krijuan epërsi prej 2-0 me anë të golave të Winston Reid dhe Diafra Sakho, kurse Liverpooli u mundua të kundërpërgjigjet me Raheem Sterlingun, i cili e shënoi golin e tretë në këtë stinor.
Megjithatë, ekipi i Rodgersit nuk arriti t’i bëjë ballë edhe golit të tretë të West Hamit, që u shënua nga Morgan Amalfitano në minutën 88’, dhe kështu humbja u bë e pashmangshme për Liverpoolin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.