Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Tevez hesht San Siron

Tevez hesht San Siron


20 September, 2014 @22:33

​Derbi i javës së tretë në Serie A, ndërmjet rivalëve të vjetër Milan dhe Juventus, përfundoi me fitoren e skuadrës nga Torino.

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Carlos Tevez, e luajti rolin kryesor në triumfin e bardhezinjëve duke shënuar golin e vetëm në ndeshje në minutën 71’ pas një pasimi të bukur nga Paul Pogba, ku në përballjen e drejtpërdrejtë me portierin Abbiati, u tregua i pagabueshëm. Ky ishte njëkohësisht goli i katërt i Tevezit në tre ndeshjet e fundit.

Duke qenë në kërkim të golit, trajneri i Milanit, Pippo Inzaghi, intervenoi në lojë duke e inkuadruar edhe sulmuesin spanjoll Fernando Torres, i cili e realizoi debutimin e tij në Serie A, por mundi i tij ishte i pamjaftueshëm për t’i ikur humbjes.

Kjo është fitorja e tretë e Juves në po aq ndeshje, derisa Milani u njoftua me humbjen e parë për këtë stinor.

Rezultatet dhe tabela aktuale.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A