Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARAT EVROPIANE

Për vetëm një pikë, Arbër Zeneli me Reims sigurojnë EuropaLigën

Foto: StadeDeReimsOfficial

Për vetëm një pikë, Arbër Zeneli me Reims sigurojnë EuropaLigën


30 April, 2020 @18:38

Pasi që stinori në Ligue 1 të Francës mori fund ditë më parë me vendim të qeverisë së atjeshme, sot është shpallë kampioni i stinorit, ekipet që kanë fituar të drejtën për të dalë në Evropë dhe ato që do të bien nga elita.

Ndër ekipet më fatlume është ai i Arbër Zenelit, Reims, që për një pikë të vetme ka arritur të kap Europa Ligën për stinorin tjetër, bashkë me Nice-n, derisa Lyon, Monaco e Montpellier me një pikë më pak, kanë mbetur jashtë garave evropiane.

Zeneli nëse nuk ndërron ekip pas kësaj vere dhe do të vesh ende fanellën e Reimsit, atëherë prej stinorit tjetër përveç në Ligue 1 do të ketë punë edhe në Europa League.

Ligue 1


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1