GJILANI
Përforcim nga Novi Pazari, dy largime
8 January, 2019 @18:41
Vazhdon aktiviteti i Gjilanit në afatin kalimtar dimëror.
Klubi në fjalë sot ka njoftuar për përforcimin me futbollistin Semir Haxhibulliq nga Novi Pazari. Haxhibulliq luan si mesfushor dhe ka përvojë me skuadra të ndryshme në rajon, përfshirë këtu skuadra si Novi Pazari, BASK Beogradi, Napredak KrusevacI, Shkëndija e Tetovës, Apollonia e Fierit, Gramozi, Besa e Kavajës, Dinamo Tbilisi, Doxa Katokopia, Çelik Nikshiqi, Al Tadamon, Mladost Obarska e Vllaznia e Shkodrës, kurse së fundi mesfushori në fjalë ishte pjesë e skuadrës së Klaksvikut në Ishujt Faroe.
TABELA AKTUALE
Përveç përforcimit të lartpërmendur, Gjilani sot ka njoftuar edhe shkëputjen e kontrave me futbollistët Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, të cilët që nga dita e sotme nuk janë pjesë e klubit gjilanas.