ONIX
5 transferime nga Onixi
7 January, 2019 @18:27
Pa filluar stinori pranveror i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Onixi nga Banja e Pejës ka zyrtarizuar plot 5 përforcime.
Mensur Duraku (mesfushor), Besnik Morina (mbrojtës) dhe Elvis Hysenaj (mesfushor) kanë ardhur nga Besa, Ermal Gashi (portier) ka ardhur nga Drenasi, derisa Enis Jashari (mesfushor) ka ardhur nga skuadra e Drenicës, për ta kompletuar kështu numrin 5 të përforcimeve të zyrtarizuara sot nga skuadra e Onixit.
Stinorin pranveror skuadra e Onixit e fillon në vendin e gjashtë, duke qenë kështu ende në garë për vendet që mundësojnë inkuadrimin në Superligë sezonin e ardhshëm.