KUPA E KOSOVËS: FERIZAJI - GJILANI
Përforcimi Beluli, ia sjell çerekfinalen Ferizajit
18 February, 2017 @14:33
Futbollisti i ardhur si përforcim në afatin kalimtar dimëror, Maliq Beluli, është treguar jetik për Ferizajin sot që ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës.
Me golin e shënuar në minutën e 25-të të takimit, Beluli i dha epërsinë, që më vonë u shndërrua në fitore dhe kualifikim të skuadrës bardhekaltër në tetëshen më të mirë të Kupës.
Gjilani tentoi në mënyrë të vetë që të rrezikojë Ferizajin pas golit të pranuar, por rrjetat nuk u tundën më në ndeshje.
Ferizaji kishte rast për të ngritur epërsinë përmes Shkëmbim Salihut në anën tjetër, por golashënuesi më i mirë i ekipit në vjeshtë, nuk arriti të shënojë.
Në fund, pas zgjatjes prej 5 minutash, Ferizaj siguroi çerekfinalen.