LYON

OL Official/ Facebook
Përforcohet në krye
25 January, 2015 @17:24
Forma e shkëlqyer e skuadrës së Hubert Fournierit po vazhdon. Lyon ka shënuar fitoren e tetë me radhë në Ligue 1, derisa sulmuesi i tyre në formë, Alex Lacazette, ka shënuar golin e 24-të të stinorit në Francë.
Me humbjen e Olympique Marseille-it në fillim të xhiros, lionezët kanë shfrytëzuar maksimalisht rastin sot, duke mposhtur Metzin që po lëngon, për të ngritur epërsinë në 4 pikë në krye të tabelës.