Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA LIRON RAMADANIN

Përfundimisht, Zekirija Ramadani ndahet me Gjilanin

Përfundimisht, Zekirija Ramadani ndahet me Gjilanin


25 December, 2022 @0:32

Trajneri shkupjan, tri herë kampion i Kosovës me tri ekipe të ndryshme, Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Gjilanit.

Pas largimit të investitorit kryesor në klub gjatë fillimit të kampionatit, Gjilani vetëm falë tij dhe lojtarëve në fushë arriti të jetë aty ku është tani, ndërsa tashmë gjithçka ka përfunduar.

Ramadani ka bërë të ditur se FIFA ka shkëputur kontratën e tij me Gjilanin, pasi që i gjithë ekipi ka pasur telashe me pagesa! Vetë Ramadani ka bërë të ditur se ka pritur deri vonë për ndërrim situate, por kjo nuk ka ndodhur dhe ai ka qenë i detyruar të largohet.

“Mirupafshim SC Gjilani! Pas një periudhe tepër të vështirë, erdhi edhe fundi. Para 10 ditësh FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner,” ka shkruar fillimisht trajneri tri-herë kampion në Kosovë.

“Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaçërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumim dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë,” ka bërë të ditur Ramadani në fund.

“Miliona probleme” të Gjilanit nuk ndalën lojtarët që të vazhdojnë lojën e tyre dhe të kryejnë vjeshtën në pozitë të katërt të renditjes tabelare të Superligës, me vetëm 9 pikë më pak se lideri vjeshtor, Drita.

Në ndërkohë, pritet të shihet se çka do të ndodhë me Gjilanin gjatë dimrit, pasi që kanë nisur përfoljet se edhe disa lojtarë kryesorë të skuadrës po kërkojnë klube të reja dhe ata mund të largohen për në ekipe tjera.


 
Të gjitha lajmet nga