Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA

Përkundër se bashkëkryesojnë ligën, ndahen me trajnerin

Përkundër se bashkëkryesojnë ligën, ndahen me trajnerin


2 January, 2021 @23:22

Pas 3 vitesh, trajneri i Malishevës Senad Alirifa, largohet nga pozita e tij.

Lajmin e bëri të ditur para pak çastesh skuadra e Malishevës se nuk është arritur marrëveshje me trajnerin Alirifa dhe se është liruar nga posti i tij.

Senad Alirifa në lidhje me largimin e tij ka thënë:

3 vite kam qenë në krye të Malishevës. Edhe pse kam psur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë, marr përgjegjesitë dhe vendimin që të mos vazhdojë më të jem trajner i klubit.

Jam i sigurt që Malisheva do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen,” u shpreh Alirifa.

TABELA AKTUALE

Malisheva gjendet në pozitën e dytë me pikët e njëjta sikurse lideri Dukagjini në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë